Shqipëria
Rënie e punëve ‘free lancere’ në Shqipëri
Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online
Sipas raportit të fundit rajonal “Gigmetar” për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve freelance (profesionistë të lirë online) në platformat upwork, Freelance, Guru etj, nga të gjithë vendet e Rajonit të Europës Juglindore.
Ndërkohë që rajoni në tërësi ka pësuar një tkurrje të lehtë prej 0.7% nga korriku 2024 në maj 2025, Shqipëria regjistron rënien me të madhe prej 5.3% të numrit total të punëtorëve aktivë në platformat kryesore, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Ky trend është veçanërisht i dukshëm në platformën Upwork, ku numri i shqiptarëve të angazhuar u ul me 7.5%, dhe në Freelancer, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që patën rritje, Shqipëria shënoi një rënie prej 1%.
Raporti nxjerr në pah një tjetër Shqipëria ka popullsinë më pak aktive të freelancer në rajon, me vetëm 28.2% të punëtorëve që janë realisht të angazhuar me projekte, krahasuar me Maqedoninë e Veriut e cila kryeson me mbi 40%.
Ekspertët e raportit sugjerojnë se, ulja po vjen nga pasiguria në sektorin teknologjik global dhe efektet që ka dhënë rritja e inteligjencës Artificiale që po ndryshon kërkesën për shërbime.
Megjithatë, për rastin e Shqipërisë, faktorë si migrimi i të rinjve dhe mungesa e aftësive digjitale të specifikuara janë shkaqe kyçe që po dekurajojnë punëtorët e rinj të hyjnë ose të qëndrojnë në këtë treg.
Të dhënat nga Gigmetar tregojnë se në 2025 po punojnë në platforma 4108 shqiptare, me tkurrje 5.3 për qind nga viti 2024.
Pavarësisht rënies, Upwork mbetet platforma kryesore për shqiptarët, duke mbajtur 68.2% të tregut vendas. Tkurrja më e madhe vjen nga profesionet e zhvillimit të software-ve dhe dizajnit kreativ.
Ndërkohë që Shqipëria po braktis punën në platforma që lulëzoi gjatë pandemisë, vende si Rumania dhe Hungaria kanë shënuar stabilitet ose rritje të lehtë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













