Kosova
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Shqiptarja ka publikuar 11 punime shkencore të indeksuara në platformat ndërkombëtare Web of Science dhe Scopus, të vlerësuara me rangimet më të larta.
Prof. dr. Arta Dodaj, nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Zarës në Kroaci, është shpallur fituese e Çmimit Vjetor për Shkencë në fushën e shkencave shoqërore, të ndarë nga Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Rinisë e Republikës së Kroacisë për vitin 2024, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet kroate më 20 prill 2026, duke vlerësuar rezultatet dhe kontributin e saj në fushën e kërkimit shkencor.

Sipas gazetës kroate “Slobodna Dalmacija”, gjatë vitit 2024 prof. dr. Dodaj ka shënuar arritje të rëndësishme akademike, duke publikuar 11 punime shkencore të indeksuara në platformat ndërkombëtare Web of Science dhe Scopus, të vlerësuara me rangimet më të larta.
Ajo konsiderohet një nga studiueset kyçe në Kroaci në hulumtimet mbi ngacmimin dhe maltretimin e grave përmes mesazheve me përmbajtje fyese dhe seksuale, fenomen i njohur në shkencë si seksting (sexting). Mediumi kroat thekson se dr. Dodaj renditet ndër 20 shkencëtaret më produktive në këtë fushë.
Punimet e saj janë të orientuara drejt analizimit të natyrës, shkaqeve dhe pasojave të sekstingut te të rinjtë, si në aspektin e sjelljeve seksuale normative, ashtu edhe në kontekstin e dukurive të rrezikshme që lidhen me këtë fenomen.
Në kuadër të hulumtimeve të saj, janë mbledhur të dhëna nga mbi 8 mijë adoleshentë dhe të rinj nga Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina, duke krijuar një bazë të rëndësishme për kuptimin e trendeve afatgjata dhe ndikimit të sekstingut te brezat e rinj.
Vlerësimi i Prof. dr. Arta Dodaj me këtë çmim konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për komunitetin akademik kroat, por edhe për përfaqësimin e suksesshëm të studiuesve shqiptarë në arenën ndërkombëtare të shkencës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














