Lajme
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë
Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e pacientëve në Maqedoninë e Veriut përmes telemjekësisë. Ata do të mund të japin mendime dhe këshilla profesionale për rastet mjekësore në spitale dhe klinika.
Ky projekt është ende në fazë testimi dhe synon të përmirësojë sistemin shëndetësor, si dhe të ndihmojë në zbutjen e mungesës së mjekëve.
Nga Oda e Mjekëve theksojnë se telemjekësia nuk është risi dhe përdoret gjerësisht në botë. Ata e mbështesin këtë iniciativë, por vlerësojnë se prioritet duhet të jetë punësimi dhe zhvillimi i mjekëve të rinj në vend.
Sipas tyre, reformat që përmirësojnë shëndetësinë janë të mirëpritura, por theksi duhet të mbetet te krijimi i kushteve për punë dhe avancim profesional të stafit mjekësor vendas.
Qytetarët kanë mendime të ndara për këtë projekt. Disa besojnë se mjekët nga jashtë nuk mund të vendosin diagnoza përfundimtare, ndërsa të tjerë mendojnë se ata mund të ndihmojnë përmes konsultimeve, sidomos duke analizuar rezultate dhe incizime mjekësore.
Në terren, qytetarët shprehen edhe për mungesën e mjekëve dhe pritjet e gjata në sistemin shëndetësor, duke theksuar se shërbimet duhet të përmirësohen.
Projekti tashmë ka filluar në formë pilote në Dibër dhe Dellçevë, ku pacientët marrin shërbime nga distanca me mbështetjen e stafit mjekësor nga Shkupi, raportkn alsat transmeton albinfo.ch.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po shqyrtohet mundësia që specialistët nga diaspora të ofrojnë mendime profesionale për rastet e trajtuara në vend. Ndërkohë, një numër i madh mjekësh vazhdojnë të largohen nga vendi çdo vit, duke e vështirësuar më tej funksionimin e sistemit shëndetësor.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












