Kosova
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale
Marrëveshja synon rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit transnacional dhe krijon bazë ligjore për grupe të përbashkëta hetimore.
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Belgjikës, ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me homologen e saj belge, ministren Annelies Verlinden, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, Gërvalla ka deklaruar se kjo marrëveshje mes dy vendeve mike pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit në luftimin e krimit transnacional.
“Marrëveshja krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare”, ka theksuar ajo.
Ministrja ka bërë të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje do të përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, përfshirë kushtet e ofrimit të ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen gjatë kërkesave për bashkëpunim.
Në fund, Gërvalla ka falënderuar ministren belge Verlinden për mikpritjen dhe bisedën konstruktive, duke vlerësuar angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Belgjikës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












