Shqipëria
Agjenda e Samitit IV të Diasporës Shqiptare
Samiti pritet të mbledhë personalitete të larta politike, përfaqësues institucionesh, ekspertë dhe anëtarë të diasporës nga vende të ndryshme të botës, duke synuar krijimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe rritjen e rolit të diasporës si partner aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri publike sot agjendën e detajuar të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në datat 13-15 prill në Tiranë.
Hoxha theksoi se samiti, që mban moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, synon të forcojë lidhjet me diasporën dhe të shndërrojë potencialin e saj në rezultate konkrete për zhvillimin e vendit, në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”.
Punimet e samitit do të zhvillohen kryesisht në ambientet e Pallati i Kongreseve, ku janë parashikuar një sërë panelesh tematike, transmeton albinfo.ch.
Diskutimet do të përqendrohen në çështje kyçe si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributi në sistemin shëndetësor, arsim dhe kërkim shkencor.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, rritjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës.
Gjithashtu, në fokus do të jetë edhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon për një qasje të koordinuar ndaj diasporës.
Samiti pritet të mbledhë personalitete të larta politike, përfaqësues institucionesh, ekspertë dhe anëtarë të diasporës nga vende të ndryshme të botës, duke synuar krijimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe rritjen e rolit të diasporës si partner aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të Shqipërisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












