Shkurt.ch
4.244 milionë të punësuar në Zvicër
Pavarësisht “Frangut të fortë”, punësimi në Zvicër është rritur në tremujorin e dytë të 2015-ës. Numri i të punësuarve është rritur në krahasim me tremujorin e parë për 0.4%. Nga viti në vit, rritja arrin në 1.2%, në 4.244 milionë të punësuar. Gjithashtu edhe numri i të punësuarve me orar të plotë ka rezultuar me një rritje (+ 1.1%), njofton Zyra Federale Zvicerane e Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, vetëm sektori i shërbimeve ka shënuar rritje (+ 1.6% në terma vjetore), ndërsa industria ka një prirje të lehtë në rënie (-0.1%). Po në industri janë raportuar të jenë gumbur 2.000 vende pune.
Nga ana tjetër, numri i vendeve të lira është ulur me 8.3% në krahasim me vitin e kaluar. Dhe pritjet flasin për një rënie të punësimit në të ardhmen (-1.4%). Megjithatë, sipas BFS, pritet që punësimi në tremujorin e tretë të vazhdojë të rritet, edhe pse më ngadalë se në vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra Aeroporti i Vjenës ul limitin e lëngjeve prej 100 ml, ndërsa skanerë të rinj hyjnë në... -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë













