Futboll
Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore
Ai shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time”
Ylli i futbollit shqiptar, Granit Xhaka, ishte së fundmi i ftuar në kanalin e njohur në YouTube “SportBible”, ku mori pjesë në një sfidë degustimi me ushqime nga vende të ndryshme të botës.
Gjatë videos, Xhakës iu kërkua të provonte dhe të vlerësonte produkte tipike britanike dhe ndërkombëtare. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai kur përpara tij u vendosën pjata tradicionale shqiptare.
Në një prej sfidave, mes një pureje tradicionale angleze dhe ajvarit nga Kosova, futbollisti zgjodhi pa hezitim këtë të fundit, transmeton albinfo.ch.
“Pa dyshim që zgjedh ajvarin,” u shpreh Xhaka, duke theksuar lidhjen e tij me këtë produkt tradicional.
Ai shpjegoi gjithashtu për audiencën ndërkombëtare rëndësinë e ajvarit në kuzhinën shqiptare: “Në Kosovë, të gjithë e hamë për mëngjes. Ndodhet në çdo shtëpi, madje edhe unë vetë e konsumoj rregullisht në shtëpinë time.”
Deklarata e tij u interpretua si një promovim i kulturës dhe traditës ushqimore shqiptare në një platformë globale, duke nxitur interes dhe reagime pozitive nga publiku.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












