Lajme
Rrezik i lartë ortekësh në Alpet zvicerane, paralajmërim sidomos në jug
Institucionet federale kanë vendosur nivelin 4 të rrezikut nga ortekët (i lartë), që do të thotë se ortekët mund të shkaktohen lehtësisht dhe mund të ndodhin edhe spontanisht
Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar për rrezik të lartë ortekësh në pjesën jugore të Alpeve pas reshjeve të mëdha të borës gjatë fundjavës. Sipas meteorologëve, në disa zona kanë rënë mbi një metër borë e re, duke rritur ndjeshëm rrezikun e rrëshqitjeve të borës.
Institucionet federale kanë vendosur nivelin 4 të rrezikut nga ortekët (i lartë), që do të thotë se ortekët mund të shkaktohen lehtësisht dhe mund të ndodhin edhe spontanisht, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Në stacionin malor Bosco-Gurin në kantonin Ticino janë regjistruar deri në 116 centimetra borë brenda 24 orëve, një rekord për këtë zonë. Reshje të dendura bore janë raportuar edhe në Bernese Oberland si dhe në kantonet Uri dhe Glarus.
Për shkak të rrezikut nga ortekët, disa rrugë janë mbyllur për qarkullim. Autostrada A9 pranë kalimit Simplon është mbyllur përkohësisht, ndërsa rrugët drejt luginës Saas në Valais gjithashtu janë bllokuar.
Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Graubündenit, duke lënë përkohësisht pa rrymë qindra shtëpi.
Meteorologët presin që nga e hëna moti të përmirësohet dhe temperaturat të rriten gradualisht.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












