Manifestime
Ambasada e Kosovës në Austri hap ekspozitë për 28-vjetorin e Epopesë
Në këtë ngjarje të veçantë kulturore u prezantuan veprat e artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri: Haxhi Fejzullahu, Gëzim Emini dhe Halim Mejzini
Në Ambasadën e Kosovës në Austri, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, u mbajt një aktivitet përkujtimor, raporton albinfo.at.
Në këtë ngjarje të veçantë kulturore u prezantuan veprat e artistëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri: Haxhi Fejzullahu, Gëzim Emini dhe Halim Mejzini, të cilët përmes krijimtarisë së tyre artistike sollën reflektime dhe interpretime të rëndësishme mbi historinë, kujtesën dhe vlerat e luftës për liri.
Hapjen solemne të ekspozitës e bënë dy nxënëse me dy recitime artistike. Më pas programi vazhdoi me fjalën e të Ngarkuarit më Punë në Ambasadës e Republikës së Kosovës në Vjenë, z. Albinot Bimbashi, i cili vlerësoi lart vlerat artistike të veprave të ekspozuara dhe shprehu mirënjohje të thellë për çlirimtarët dhe sakrificën e tyre për liri, shkruan albinfo.at.
Përveç pjesëmarrëseve tjerë, në këtë organizim për nder të Epopesë së UÇK-së ishin të ftuar edhe veteranë të UÇK-së, të cilët me praninë e tyre nderuan këtë aktivitet përkujtimor dhe kulturor.
Kjo ekspozitë ishte një moment i veçantë për të kujtuar dhe nderuar sakrificën e popullit të Kosovës, në veçanti heroizmin dhe qëndresën e familjes Jashari dhe të Komandantit Legjendar Adem Jashari, të cilët u bënë simbol i lirisë, guximit dhe flijimit për atdheun.
Përmes artit u rikujtua dhe u përçua mesazhi i rëndësisë së ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të atyre që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka kënaqësinë të njoftojë se ekspozita artistike “Epopeja e UÇK-së”, me punimet e artistëve Haxhi Fejzullahu, Halim Mejzini dhe Gëzim Emini, do të jetë e hapur për vizitorët në këto data: * E hënë, 9 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00 * E mërkurë, 11 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00 * E enjte, 12 mars 2026 – nga ora 15:00 – 20:00
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të vizitojnë ekspozitën dhe të njihen me punimet artistike që përmes artit sjellin kujtesën dhe simbolikën e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës, Prinz Eugen Straße 8–10, 1040 Vjenë.
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili

















