Kosova
Kurti: Dekreti i Osmanit jokushtetues, të gjejmë një zgjidhje për presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se dekreti i presidentet për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues, teksa deklaroi se Gjykata Kushtetuese duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Ai ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues.
“Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta. Mirëpo ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, transmeton albinfo.ch.
Kurti ka thënë se vetëm pas dështimit të rundit të tretë të votimit do të mund të shkohej në zgjedhje teksa u shpreh se janë 60 ditë kohë për të shmangur zgjedhjet.
Kurti e ka komentuar edhe deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se zgjedhjet u shkaktuan nga “njerëz të papërgjegjshëm dhe me qëllime të rrezikshme”.
“Nëse zonja presidente s’ka folur me emra, nuk e di pse iu ka shkuar mendja tek unë. Nuk e di që jemi të përmendur, por nëse kishte të drejtë, përgjigjen duhet ta kërkoni te ajo që e ka thënë. Të papërgjegjshëm kanë qenë ata që nuk ishin mbrëmë në seancë”, ka thënë ai.
Kurti i ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për qasjen konstruktive gjatë bisedimeve për çështjen e presidentit.
“Qasja e kryetarëve të opozitës është ndryshe prej vitit 2025. Atmosfera është konstruktive, diskutimet janë korrekte, i falënderoj për këtë qasje të re Hamzën dhe Abdixhikun. Tash edhe takohemi edhe bisedojmë. Edhe kur s’jemi takuar në tri ditët e fundit, kemi komunikuar me telefon, nuk ekziston ndërmjetësuesi, flasim vetë. Atmosfera e mirë nuk garanton marrëveshje. Ata nuk ma thanë asnjë emër. Presidenti është emër i përveçëm”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari I riu nga Kamenica rrëfen rrugëtimin e tij nga studimet për Juridik në Kosovë deri te... -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta Me rritjen e temperaturave, misionet e shpëtimit të kafshëve po shtohen në Vjenë: Disa mace kanë... -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin












