Kosova
Osmani: Prania e SHBA-së në kuadër të KFOR-it jetike për Kosovën
Presidentja Osmani pret komandantin në largim dhe atë të ri të KFOR-it për Rajonin Lindje
Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim lamtumirës komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR, kolonelin Jonathan Lloyd nga Louisiana National Guard, si dhe pasuesin e tij, kolonelin Sam Sargeant, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, Osmani e falënderoi kolonelin Lloyd për shërbimin dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon. Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij, presidentja i ndau një mirënjohje të veçantë.
Gjatë takimit, e para e shtetit i uroi mirëseardhje kolonelit Sargeant, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO.
Osmani shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë, në emër të popullit të Kosovës, për vazhdimin e pranisë së Ushtria e Shteteve të Bashkuara në kuadër të misionit të KFOR-it, duke e cilësuar atë si jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Në këtë kontekst, ajo theksoi se Kosova do të mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të sigurisë.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













