Muzikë
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Frankfurt
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës kremtohet në Frankfurt me mbrëmje solemne
Nën organizimin e Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Kosova shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së saj me një mbrëmje solemne, plot krenari dhe emocione, shkruan albinfo.ch.
Festën e nderoi me pjesëmarrjen e saj Zëvendësministrja për Çështje Evropiane në Qeverinë e Shtetit Hessen, Karin Müller, e cila vlerësoi arritjet e Kosovës në këto 18 vite shtetësie dhe nënvizoi mbështetjen e Hessenit në procesin e integrimit europian. Në mbrëmje morën pjesë gjithashtu përfaqësues të jetës politike dhe kulturore, trupit diplomatik dhe konsullor, institucioneve gjermane, bizneseve dhe diasporës shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Konsulli i Përgjithshëm Gezim Gashi theksoi se Kosova është një histori suksesi, e ndërtuar me përkushtim dhe sakrificë, dhe po ecën drejt fuqizimit të shtetësisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe reformave që e afrojnë vendin më pranë Bashkimit Evropian.
Atmosferën e mbrëmjes e pasuruan edhe interpretimet muzikore, ku pianistja Adelina Hashani solli emocione të veçanta me këngë dhe motive kombëtare shqiptare, duke i dhënë ngjyrë dhe shpirt përvjetorit të Pavarësisë.
Ngjarja dëshmoi edhe një herë lidhjen e ngushtë mes Kosovës dhe miqve të saj ndërkombëtarë, si dhe rolin e diasporës në forcimin e identitetit dhe kulturës shqiptare jashtë vendit./Albinfo.ch

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










