Kosova
“Sunny Hill” publikon datat për vitin 2026
Festivali i njohur Sunny Hill Festival ka konfirmuar tashmë datat për edicionin e vitit 2026.
Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Instagram, organizatorët kanë bërë të ditur se festivali do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke ftuar publikun me mesazhin: “Zyrtarizohet. Festivali Sunny Hill më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. Shihemi në ‘kodër’”, përcjell albinfo.ch.
Prej vitesh, Sunny Hill ka arritur të sjellë në Kosovë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e shndërruar Prishtinën në një pikëtakim të mijëra vizitorëve nga vende të ndryshme të botës. Për tri net me radhë, festivali krijon një atmosferë unike që ndërthur muzikën, energjinë rinore dhe promovimin kulturor të vendit.
Gjatë ditëve të organizimit, Kosova merr vëmendje të gjerë mediatike ndërkombëtare. Edicioni i kaluar u pasqyrua nga media prestigjioze si BBC, The Guardian dhe Daily Mail, të cilat, përveç raportimeve mbi festivalin, i kushtuan vëmendje edhe faktit që Dua Lipa mori nënshtetësinë e Kosovës.
Edicioni i vitit 2026 pritet të vazhdojë traditën e suksesit, duke e konsoliduar Sunny Hill si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon./Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












