Zhvillim
Të gjitha rrugët çojnë në Prishtinë
“Gërmia” me disa restorante, një pishinë, kënde për lojëra fëmijësh dhe shumë shtigje për shëtitje nëpër mal mbetet atraksion në vete i Prishtinës. Ndërsa jeta e natës, mbetet ëndrra e të rinjve të diasporës, por edhe vetë kosovarëve
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina edhe pse ndodhet vetëm pak kilometra nga termocentralet e Obiliqit, të cilat kanë shkallën më të lartë në Evropë për ndotje të ambientit, megjithatë ka një potencial të begatë turistik dhe kulturor që e bën joshëse për turistët, e në veçanti për bashkatdhetarët.
Parku i Gërmisë, në fakt është i vetmi atraksion natyror i Prishtinës, por ai me vlerat e tij – është unik në krejt Kosovën, si një zonë e mbrojtur dhe e kultivuar malore. Atraksioni i Gërmisë përfshin disa restorante, një pishinë, kënde për lojëra fëmijësh dhe shumë shtigje për shëtitje nëpër mal.
Veç Gërmisë, Prishtina ka edhe tjetër çfarë të ofrojë
Bashkim Bytyqi nga Lipjani, me punë në Zvicër, të mërkurën në mesditë po drekonte në restorantin “Freskia” në Gërmi, bashkë me gruan dhe dy fëmijët. “Sa herë që vije për pushime, gjithmonë rezervojë një ditë për Gërmi. Këtu është ushqimi shumë i mirë, ajri i pastër dhe mali është shumë i mirë për shëtitje”, tha Bashkim Bytyqi.
Sidoqoftë, nëse Prishtina ka vetëm një atraksion natyror, ajo ka një ofertë shumë të pasur kulturore, sepse ka nën menaxhim disa objekte shumë të rëndësishme të turizmit kulturor, si: parkun arkeologjik Ulpiana, pastaj objektet brenda qytetit, si: Muzeun etnografik-shtëpia muze e Ali Gjikut, Hamamin i Prishtinës, kompleksin e Çarshisë së Vjetër, me Çarshi Xhaminë, Xhaminë e Jashar Pashës, Shatërvanin e Vjetër, Sahat Kullën dhe Muzeun e Kosovës, pastaj ka objektin e gjimnazit “Sami Frashri”, bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, në periferinë e saj shquhet Kalaja eVeletinit që ndodhet në juglindje të parkut arkeologjik të Ulpiana dhe në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc etj.
Të gjitha rrugët çojnë për në Prishtinë
Duke qenë se Prishtina është kryeqytet, natyrisht se aty ndodhin edhe zhvillimet kryesore në skenën e kulturës kombëtare të Kosovës, me Teatrin Kombëtar, me Filarmoninë e Kosovës, Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, teatrot alternative “Dodona” dhe “Oda”, Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Kombëtar, Galerinë e Ministrisë së Kulturës etj.
Vlen të përmendet se në Prishtinë gjatë muajve të verës, kur rëndom në vendlindje kthehen për pushime mërgimtarët, organizohen disa evente kulturore si: festivali i arteve dhe traditës kombëtare shqiptare “Etno-Fest”, i cili këtë vit do të mbahet nga data 10-15 gusht në Fshatin Kukaj, ku do të ketë performanca teatrore, ekspozita dhe instalacione figurative, koncerte tradicionale, etno-xhaz, rite arkaike dhe performansa tjera të bazuara në kulturën tradicionale etj.
Në kuadër të “Etno-Fest”, gjithashtu mbahet edhe festivali tjetër “Albaniada”, i cili përfshin lojërat tradicionale popullore.
“Albaniada” në fakt është atraksioni më i pëlqyer nga mërgimtarët, pasi që nostalgjikët aty mund të ndjekin gara dhe lojëra të vjetra popullore, këngë dhe valle me karakter garues, veshje popullore, rite dhe ekspozita artefaktesh nga jeta baritore e malësorëve shqiptarë etj.
Muzeu i Kosovës, i mbyllur
Për fatin e keq të bashkatdhetarëve këtë vit ata nuk do të mund ta vizitojnë Muzeun e Kosovës që ndodhet në Prishtinë, për shkak se Ministria e Kulturës po i kryen disa meremetime brenda Muzeut, dhe ai është i mbyllur për vizitorët deri në muajin shtator.
Vetëm pak vite më parë, komuna e Prishtinës paraprakisht e hartonte një kalendar të aktiviteteve kulturore dhe sportive për muajt e verës, aktivitete këto që i ndiqnin me shumë interesim mërgimtarët e kthyer për pushime. Por kështu nuk po ndodhë edhe në dy vitet e fundit.
Zyrtarja e lartë për Media në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, në një prononcim për Albinfo.Ch tha se Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës është duke e përpiluar kalendarin e aktiviteteve kulturore e sportive për sezonin veror dhe sipas saj, këto aktivitete do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Diasporës
Ndryshe, përveç jetës kulturore, Prishtina njihet si “kulubi i të rinjve” dhe jetës së natës. Në kompleksin Qafa, Kurrizi, Qendra e Rinisë, te lokalet e Kino ABC-së dhe Kafet e Vogla janë vendet ku gravitojnë më së shumti të rinjtë, kryesisht ata të gjeneratës së dytët e të tretë të bashkatdhetarëve. Për shumë nga ta Prishtina mbetet ëndërr.
Edhe këto janë në Prishtinë…
Në Prishtinë janë edhe: Muzeu etnografik-shtëpia muze e Ali Gjikut, Hamami i Prishtinës, kompleksi i Çarshisë së Vjetër, me Çarshi Xhaminë, Xhamia e Jashar Pashës, Shatërvani i Vjetër, Sahat Kulla dhe Muzeu i Kosovës. Ndërsa në periferinë e saj shquhet Kalaja e Veletinit që ndodhet në juglindje të parkut arkeologjik të Ulpianës dhe në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten



















