Kosova
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Shqipëria shpreh shqetësim
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Prokuroria paraqiti propozimin për dënimet ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në reagimin e saj, Spiropali shpreh shqetësim të thellë për kohëzgjatjen e paraburgimit, që ka kaluar pesë vjet pa një vendim përfundimtar, si dhe për natyrën e akuzave, duke ngritur pikëpyetje mbi proporcionalitetin, standardet e procesit të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, kjo situatë po ushqen perceptimin e një trajtimi të njëanshëm, veçanërisht kur krahasohet me mënyrën se si janë trajtuar krimet e kryera nga aparati shtypës i regjimit serb, shumë prej të cilave, thekson ajo, mbeten ende pa përgjegjësi të plotë penale.
Ministrja thekson se drejtësia ndërkombëtare duhet të jetë e paanshme dhe e mbështetur në prova të pakontestueshme, duke shmangur çdo perceptim të standardeve të dyfishta që mund të cenojnë besimin e publikut dhe të dëmtojnë proceset e pajtimit në rajon.
Në reagim rikujtohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje çlirimtare e mbështetur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare, në përballje me një regjim që ushtroi dhunë sistematike dhe spastrim etnik ndaj popullsisë civile. Spiropali nënvizon se çdo proces gjyqësor duhet të bëjë dallim të qartë mes përgjegjësisë individuale penale dhe karakterit historik të luftës për liri.
Shqipëria, sipas reagimit, i bën thirrje Gjykatës që të garantojë një proces të drejtë, të bazuar në prova dhe në standardet më të larta të drejtësisë, duke shmangur cenimin e historisë së pavarësisë dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të Kosovës.
Në përfundim, Spiropali thekson rëndësinë që procedurat të përmbyllen brenda një afati të arsyeshëm dhe riafirmon se Shqipëria do ta ndjekë me vëmendje këtë proces, duke mbetur e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës, drejtësisë ndërkombëtare dhe paqes së qëndrueshme në rajon.
Reagimi i ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme është shpërndarë gjithashtu edhe nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht











