Lajme
Mot i acartë në Gjermani, anulohen dhe vonohen fluturimet në aeroportin e Berlinit
Akulli shkakton kaos në transport, kufizohen fluturimet nga dhe drejt Berlinit
Mot i ashpër dimëror ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në trafikun ajror dhe rrugor në verilindje të Gjermanisë. Aeroporti i Berlinit po përballet me vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak të akullit dhe ngricave që kanë vështirësuar operimet në pistë, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet aeroportuale kanë bërë të ditur se kufizimet në qarkullimin ajror pritet të vazhdojnë të paktën deri në mesditë, ndërsa pasagjerët janë këshilluar të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes drejt aeroportit.
Kushtet e vështira atmosferike nuk kanë prekur vetëm Berlinin. Probleme serioze në qarkullim janë raportuar edhe në landin Mecklenburg-Vorpommern, Brandenburg dhe zona të tjera përreth, ku ngricat dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar rrezik të shtuar në rrugë.
Vështirësi janë shënuar gjithashtu edhe në transportin hekurudhor në verilindje të Gjermanisë, ku disa linja kanë pësuar vonesa për shkak të kushteve të motit.
Policia gjermane ka raportuar një numër të madh aksidentesh rrugore gjatë ditës së sotme, ku 19 persona kanë mbetur të lënduar, tre prej të cilëve janë dërguar për trajtim në spital. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka viktima.
Ndër zonat më problematike është raportuar Autobani A10 pranë Potsdamit, ku kushtet e rrugës kanë shkaktuar disa aksidente dhe vështirësi në qarkullim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të informohen paraprakisht për gjendjen e trafikut dhe fluturimeve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












