Kosova
Kosovë: Vihet në funksion linja falas 0800 për informim mbi Ligjin për të Huajt dhe Automjete
Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar një linjë telefonike pa pagesë në kuadër të fushatës informuese për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Kjo linjë synon të ofrojë informim të shpejtë dhe të saktë për qytetarët, të huajt dhe vizitorët.
Numri kontaktues është 0800 46 757, përmes të cilit qytetarët mund të marrin informacione pa asnjë kosto lidhur me dispozitat e këtyre dy ligjeve. Shërbimi ofrohet në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Sipas MPB-së, kjo linjë është një nga mekanizmat e planifikuar për të lehtësuar qëndrimin e vizitorëve dhe të huajve në Kosovë, si dhe për të sqaruar rregullat për qarkullimin e automjeteve me targa të huaja.
Ministria bën të ditur se fushata informuese do të zgjasë deri më 15 mars 2026, me qëllim rritjen e qasjes në informata dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













