Kosova
Ish-presidentët Jahjaga dhe Pacolli përmenden në dosjet e Epstein, të dy mohojnë çdo lidhje
Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë mbi çështjen e financierit Jeffrey Epstein, përmenden edhe dy ish-presidentë të Kosovës: Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.
Një e-mail i vitit 2012, dërguar nga një person me emrin “Daniel”, përmend një takim të mundshëm në New York mes Jahjagës dhe një princeshe nga Tajlanda:
“Mirë se vini në Paris,
Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës.
Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë.
Gjithë të mirat,
Daniel.”
Nuk është e qartë nëse ky takim u zhvillua ndonjëherë. Valentina Abazi, këshilltarja e Jahjagës, ka theksuar për KOHA se ish-presidentja “asnjëherë nuk e ka takuar, kurrë nuk ka kërkuar takim me të dhe as nuk ka ditur kush është Epstein”.
Në dokumente përmendet edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli, përmes një e-maili tjetër me titull “Kush është Behgjet Pacolli?”. Ai ka mohuar çdo lidhje me Epstein, duke deklaruar se “askurrë nuk jam takuar, as nuk kam komunikuar dhe as nuk kam qenë ndonjëherë në pronat e tij”. Pacolli shtoi se ka mësuar për ekzistencën e Epstein vetëm pas publikimit të dokumenteve.
Dosjet përfshijnë rreth 3 deri në 3.5 milion faqe, si dhe 2,000 video dhe 180,000 imazhe, dhe zbulojnë korrespodenca të ndryshme lidhur me udhëtime dhe takime ndërkombëtare. Departamenti i Drejtësisë thekson se disa informacione janë fshirë për të mbrojtur privatësinë e viktimave.
Jeffrey Epstein vdiq në vitin 2019 ndërsa ishte në burg, duke lënë pas një nga skandalet më të mëdha seksuale në SHBA dhe jashtë saj. Përmendja e emrave të Jahjagës dhe Pacollit nuk nënkupton asnjë përfshirje në aktivitete kriminale; ata janë përmendur vetëm në kontekstin e dokumenteve të publikuara.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













