Integrimi
Gjermani: Oferta pune online për refugjatët
Dy studentë nga Berlini ndihmojnë përmes një faqeje interneti refugjatët për të gjetur punë në Gjermani. Por përpara se të nënshkruhet kontrata, duhet të kapërcehen një sërë hapash burokratikë në Zyrën e të Huajve
Studentët entuziastë berlinas kanë krijuar faqen e internetit përmes së cilës refugjatët që kërkojnë punë mund të lidhen me punëdhënës potencialë në Gjermani. Punët që ofrohen janë nga më të ndryshmet, kujdestar për pleq, ndihmëskuzhinier, zhvillues për software, kujdestare për fëmijë e kështu me radhë, shkruan dw.de. Përveç ofertave faqja përmban edhe një listë me emra sipërmarrjesh të interesuara për të punësuar refugjatë.
Nga ana tjetër në këtë faqe mund të prezantojnë veten edhe të interesuarit për punë. Shumica e tyre janë refugjatë nga disa vende arabe, apo nga Afrika. Disa kërkojnë punë në profesionin e tyre, të tjerë janë të gatshëm të bëjnë çdo lloj pune.
“Ta financoj vetë jetën time”
“Unë nuk dua të jem i papunë, por ta financoj vetë jetën time,” shkruan Housam Y., që jeton në Hamburg prej pesë muajsh. Ai ka studiuar në Damask drejtësi dhe kërkon një vend si praktikant, punësim të përhershëm, punë të pjesëshme, çfarë të jetë. Të bie në sy se ndër refugjatët ka disa që janë me arsim të lartë, p.sh. dy dentistë, një urolog, një arkitekt, një biokimist, një mësues i anglishtes. Shumica e refugjatëve thonë se flasin gjuhën e tyre amtare dhe anglisht ose frëngjisht.
Problemi është se ata nuk e njohin mirë gjuhën gjermane dhe në tregun gjerman të punës është e vështirë të gjesh punë në shumë profesione pa njohuri të mira të gjermanishtes. Megjithatë për dikë që ka studjuar informatikë, nuk është e vështirë të gjejë punë, edhe nëse flet vetëm arabisht dhe anglisht.
Kontrolle nga institucionet zyrtare
Ralf Czudzewitz nga Braunshvajgu ka një firmë që ofron shërbime dhe përkujdesje për të moshuarit dhe po kërkon përmes faqes workeer.de refugjatë të aftë për një punë të tillë. Por përpara se nënshkruhet kontratat e punës, duhet të kapërcehen një sërë hapash burokratikë me Zyrën e të Huajve, si statusi i qëndrimit, sa kohë ka personi që jeton në Gjermani e kështu me radhë. Po ashtu edhe Zyrat e Punës kontrollojnë nëse refugjatët punësohen sipas tarifave që ekzistojnë në Gjermani dhe nëse ata punësohen tek firma që bën kontratën, apo trajtohen si nënkontraktorë.
Plane për zgjerim
Philipp Kühn dhe David Jacob duan ta zgjerojnë projektin e tyre. Për momentin faqja është në version beta, pra në fazë testimi. Përveç ofertave për vende pune ata duan të ofrojnë në faqe edhe udhëzime për t’ju ardhur në ndihmë azilkërkuesve që kërkojnë punë dhe punëdhënësve që duan t’i punësojnë se si të kapërcejnë pengesat burokratike në Gjermani.
Philipp Kühn dhe David Jacob, që studiojnë në Shkollën e Lartë për Teknikë dhe Ekonomi në Berlin (HTW) kanë bërë reklamë për projektin e tyre në strehimoret për azilkërkuesit në Berlin dhe shpresojnë që projekti i tyre të bëhet edhe më i njohur.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












