Integrimi
Qarku Lorrach jep 600 euro për ata që kthehen vullnetarisht
Ofertat e tilla kanë të bëjnë vetëm me ballkanasit dhe janë në dispozicion vetëm në disa qarqe të landit BW
Në përpjekje për të larguar nga vendi azilkërkuesit e “vendeve të sigurta” ose për t`i bindur ata që të largohen vetë, institucionet gjermane të niveleve të ndryshme kanë një hapësirë të lirë veprimi, gjegjësisht mundësi për “zgjidhje kreative”.)
Kështu, qarku i Lorrach-ut (landi jugor Baden Württemberg) ka marrë jë iniciativë interesante, që përmes parave të joshë kosovarët dhe ballkanasit tjerë që të marrin rrugën e kthimit në vendet e tyre.
Ata refugjatë që e tërheqin kërkesën e tyre për azil dhe marrin vendimin për t`u kthyer prej nga kanë ardhur, qarku Lorrach i shpërblen me një ndihmë financiare për kthim. Sigurisht, ky program ka të bëjë vetëm me refugjatët ballkanikë, shkruan 24.de. Ai që tërheq kërkesën e azilit dhe veç kësaj nënshkruan marrëveshjen se as në vitet e ardhshme nuk do të bëjë kërkesë të re për azil, përfiton 600 euro dhe një këshillim për kthim. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i autoritetit të qarkut për mediet gjermane, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, ky model mundëson kursim të mjeteve dhe lirim të vendeve për strehim në qendrat e azilit.
Qarku i Lorrach-ut deri më tash ka shpenzuar rreth 65000 euro për programin e kthimit. 107 persona kanë shfrytëzuar këtë ofertë dhe, gjatë javëve në vijim do të kthehen në vendet e tyre me autobusë. Ndërsa ofertat e ngjashme për kthim që ishin bërë në nëntor dhe në shkurt i kishin shfrytëzuar 141 persona. Kështu, autoritetet e qarkut të Lorrach-ut “menaxhimin e kthimit” e konsiderojnë si një sukses të tyre.
Personat që përfitojnë këtë ndihmë obligohen që në rast se vijnë sërish në Gjermani të kthejnë të hollat e marra.
Por nuk është vetëm qarku i Lorrach-ut që ka bërë një përvojë të tillë. Në qarkun Biberach kjo praktikë ekziston edhe më gjatë. Atje madje autoritetet janë edhe më “zemërgjera”: për një të rritur që vendos të kthehet japin nga 2000 euro dhe për fëmijët nga 1000 euro, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, parti dhe qarqe të ndryshme në Baden Württemberg dhe në Gjermani janë shumë kritkë ndaj kësaj praktike. Sipas tyre kjo është një element joshjeje më shumë për të sjellë në Gjermani edhe më shumë refugjatë tjerë që marrin vesh për këtë stimulim.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













