Autoritetet gjermane në Konstanz kanë arrestuar tre shqiptarë, të cilët dyshohen për tregti droge. Hetuesit nga drejtoria kriminale e Friedrichshafen kanë arrestuar tre burra, të cilët kishin 560 gram kokainë, vlera e së cilës llogaritet afër 50 mijë euro, shkruan suedkurier.de, transmeton albinfo.ch. Të tre burrat, të cilët ishin të moshës 19, 30 dhe 31-vjeçar, janë nga Kosova dhe Shqipëria. Policia gjermane që prej disa javësh kishte rënë në gjurmët e tyre dhe ishte duke i vëzhguar për t’i zënë në flagrancë, thuhet në njoftimin e policisë. Ata janë të dyshuar se kanë bërë shitjen e drogës në Konstanz dhe Kreuzlingen të Zvicrës, deklaron policia, përcjell albinfo.ch.
Arrestohen tre shqiptarë për tregti droge në Gjermani
0 Likes
0 Share
Dua Lipa bëhet virale me fotografinë që po cilësohet si pasaporta më e bukur në botë
Infermierët Shqiptarë në Zvicër nderohen nga Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës
Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër
Argjira Veseli përfundon doktoraturën në Universitetin e Zagrebit, diplomon me vlerësimin Magna Cum Laude
Vlera Halimi Fazlija zgjidhet sekretare në Asociacionin Amerikan të Shëndetit Publik
Driton Idrizi, një shqiptar në garën për të ardhmen e Lubjanës
Kosovare Asllani në Harvard Business School, diskuton të ardhmen e sportit të grave
15 vjet albinfo.ch, mes fjalës dhe dritës: gjurmë arti e kulture
Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin
Zvicra drejt kufizimit të fishekzjarrëve, rreth 70% e qytetarëve mbështesin iniciativën
Lehtësimi i qirave në Zvicër është vetëm i përkohshëm, paralajmërohet rritje e re e çmimeve