Lajme
Ceremonia përkujtimore në nderim të viktimave të zjarrit në Crans-Montana
Ceremonia përkujtimore për viktimat e zjarrit në Crans-Montana u zhvillua sot, të premten, më 9 janar 2026 në Martigny. Familjarët e viktimave u ulën në rreshtat e parë, së bashku me anëtarët e njësive të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.
Në orën 14:00 u mbajt një minutë heshtje në mbarë Zvicrën, e ndjekur nga kumbimi i kambanave të kishave për pesë minuta nëtë gjithë vendin.
Në ceremoni morën pjesë Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti italian Sergio Mattarella, si dhe tre anëtarë tëKëshillit Federal Zviceran, përfshirë Presidentin e KonfederatësZvicerane, Guy Parmelin. Të pranishëm ishin gjithashtupërfaqësues politikë nga 32 shtete, Bashkimi Evropian dheParlamenti Evropian.
Zjarri vdekjeprurës i Vitit të Ri mori 40 jetë: 22 shtetaszviceranë dhe 18 shtetas të huaj. Viktimat ishin të moshës nga14 deri në 39 vjeç, me gjysmën që ishin të mitur. Në total, 116 persona pësuan djegie dhe ndodhen ende në spital, përfshirë 21 vajza zvicerane dhe 47 djem zviceranë. Tetëdhjetë e tre viktimame djegie të rënda vazhdojnë të marrin trajtim spitalor.
Në kuadër të hetimeve në vijim, dy pronarët e hotelitConstellation janë marrë sot në pyetje për herë të parë si tëdyshuar për vrasje nga pakujdesia. Njëri prej të pandehurve, Jacques Moretti, u la në paraburgim pas seancës dëgjimore tëzhvilluar sot, sipas informacioneve të raportuara nga 24 Heures, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave












