Integrimi
Zhduket shqiptari 41 vjeçar në Gjermani
Një shqiptar 41 vjeçar për më shumë se një javë shpallet i zhdukur në Oberhausen të Gjermanisë. Herën e fundit ai është parë me 17 korrik të këtij viti në spitalin e Obernahaus Johanniter.
Që nga ajo kohë ai është i zhdukur. 41 vjeçari nuk e njeh mirë vendin dhe as gjuhën gjermane. Ai po ashtu është i përdorues i rregullt i medikamenteve dhe pa to nuk guxon të rrijë, njoftojnë mediet gjermane, transmeton “albinfo.ch”.
Në kërkim të shqiptarit është vënë edhe policia gjermane, por deri më tash nuk ka asnjë gjurmë.
Personi i zhdukur është 1.76 cm i gjatë, 78 kg, ka sy ngjyrë kafe dhe flokë të shkurtër. Herën e fundit ka qenë i veshur me një bluzë të bardhë, pantallona sportive të gjatë me ngjyrë të kaltër, atlete ngjyrë kafe, çorapë të zezë, orë dore dhe një unazë të arit në gishtin e unazës në dorën e djathtë, përcjell “albinfo.ch”.
Të gjithë ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij, luten të lajmërojnë policinë e Obernahausenit në këtë numër telefoni (0208 8260) ose të shkruajnë në emailin ([email protected]ë.de)
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat










