Integrimi
KSHZ organizon konferencë me subjektet shqiptare të Zvicrës
“Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) organizon mbajtjen e një Konference të përbashkët me të gjitha shoqatat, institutet dhe forumet shqiptare në Zvicër. Qëllimi kryesor i kësaj konference është që të ofrohet një platformë „ThinkTank“ për debat dhe koordinim të shumë çështjeve me interes të përgjithshëm për komunitetin shqiptar në Zvicër”, thuhet në njoftimin që KSHZ e ka dërguar për medie.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës është themeluar në qershor të vitit 2011 në Bernë me qëllim bashkimin e potencialit kulturor, shkencor, ekonomik dhe politik të Shqiptarëve të Zvicrës dhe vënien e tij në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër, të vendeve të prejardhjes dhe të Zvicrës.
Në Zvicër ekziston një numër i konsiderueshëm i shoqatave shqiptare, si ato kulturore, profesionale, sportive, fetare dhe humanitare. Shumica e këtyre shoqatave funksionojnë dhe japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Mirëpo, në shumë debate shqiptaro – zvicerane është konstatuar se shqiptarët në Zvicër ende nuk kanë një platformë të përbashkët, për të kanalizuar sinergjitë dhe potencialin e tyre, drejt realizimit të objektivave me interes të përbashkët. Për këtë arsye e shohim të udhës që këto subjekte të komunikojnë në mes vete dhe t’i vënë këto potenciale në shërbim të faktorizimit të shqiptarëve karshi institucioneve zvicerane dhe atyre të vendeve të prejardhjes, thuhet ë tutje në njoftim..
Përmbajtja e Konferencës
Me këtë konferencë synohet të bëhet identifikimi i problemeve dhe resurseve tona, njohja dhe shkëmbimi i mendimeve. Çdo shoqatë përfaqësohet nga disa persona. Struktura e debatit do të jetë e hapur dhe çdo përfaqësues do të ketë mundësi të shpalosë platformën, idetë dhe sugjerimet e shoqatës që e përfaqëson.
Në fund të Konferencës do të nxirren konkluzione për format e bashkëpunimit në të ardhmen. Në këtë Konferencë është i ftuar edhe Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, z. Valon Murati.
KSHZ u kërkon të interesuar ve që pjesëmarrjen (me numrin e pjesëmarrësve) ta konfirmojnë deri me datën 20.08. 2015 në këtë email: [email protected] apo në Mobil. 078 804 44 06. Programin e konferencës ua dërgojmë pas konfirmimit të pjesëmarrjes.
Data: 13. 09. 2015
Koha: 13:30 – 16:30
Vendi: Volkshaus, Stauffacherstrasse 60, 8004 Zürich
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Shtator 2015
- Ora13:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit14 Maj 2026 - 5:45
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












