Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një vizitë në Cyrih para zgjedhjeve të parakohshme në vendin e tij
“Ai u prit me duartrokitje të gjalla, siç shihet në një video që Kurti e postoi në Instagram të shtunën në mbrëmje”, shkruan mediumi zviceran Keyston-SDA, transmeton albinfo.ch.
Ministria zvicerane e Jashtme i tha agjencisë së lajmeve Keystone-SDA se nuk kishte plane për një takim zyrtar me përfaqësuesit zviceranë.
Rëndësia e komunitetit kosovar në Zvicër
Sipas Presidentes zvicerane Karin Keller-Sutter, midis 160,000 dhe 250,000 njerëz nga Kosova jetojnë në Zvicër. Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës shtetërore të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Bernë në maj. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e komunitetit kosovar në Zvicër dhe rolin e tij në lidhjen e dy vendeve, përcjell tutje albinfo.ch.
Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, pas dy përpjekjeve të dështuara për të formuar qeverinë. Parlamenti i vendit, i pavarur që nga viti 2008, kishte refuzuar më parë të mbështeste si Kurti ashtu edhe kolegun e tij të partisë, Glauk Konjufca, gjatë votimeve për zgjedhjen e kryeministrit.
Partia pro-perëndimore dhe socialdemokrate e Kurtit, Vetëvendosje, doli si partia më e madhe në zgjedhjet e fundit, por nuk arriti shumicën. Që atëherë, parlamenti ka kaluar muaj të tërë duke diskutuar se kush duhet të marrë postet kryesore, duke penguar mbledhjen formale të tij.
Lexoni po ashtu:
https://www.albinfo.ch/kurti-ne-cyrih-mergata-nuk-eshte-rezerve-emocionale-por-force-zhvillimi-dhe-shtylle-e-shtetit/
Lexoni po ashtu:
https://www.albinfo.ch/albin-kurti-ne-cyrih-siguria-si-garanci-e-paqes-dhe-shtetndertimi-si-pergjegjesi-historike/