CH-Ballkani
Kosova bën kërkesë për pranim në UNESCO
Kosova, shteti më i ri i Evropës,këtë javë ka parashtruar kërkesë zyrtare për pranim në UNESCO. Kërkesa ka shkaktuar indinjatë në Serbi
Ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi, pret që pranimi i vendit të tij në UNESCO të nodhë në tetor. Prishtina, e cila ka shpallur pavarësinë e saj me 2008, është njohur deri tash nga më shumë se 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, po nuk është ende anëtare e OKB-së. Beogradi refuzon edhe më tej ta njohë pavarësinë e ish- krahinës së saj jugore.
Sipas njoftimeve të medieve serbe të së shtunës Serbia do ta kundërshtojë pranimin eventual të Kosovës në UNSECO, transmeton albinfo.ch.
„Aprovimi i kërkesës së Kosovës për pranim në UNESCO nuk do të ishte vetëm cenim i Rezolutës 1244 (të qershorit 1999) të Këshillit të Sigurimit, por do të ndikonte jashtëzakonisht negativisht edhe në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel“,bënte të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në përgjigje të një pyetje të parashtruar nga e përditshmja „Politika“.
Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Rezoluta 1244 ende në fuqi e OKB-së e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë. Vetoja e Rusisë para disa vitesh e pengoi ndryshimin e saj.
Greqia ofron ndihmë
Kërkesa e Prishtinës pasoi, siç bëjnë të ditura mediet në Beograd, pas vizitës se Ministritt ë Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, në Kosovë. Ai me këtë rast bëri të njohur gatishmërinë e përkrahjes së vendit të tij anätarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Tri manastire mesjetare ortodokse serbe në Pejë, Graçanicë dhe Deçan dhe një kishë në Prizren janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
T’ju besohet ruajtja e qindra objekteve të shenjta serbe, të cilave pas luftës iu vu zjarri, politikanëve shqiptarë të dalë nga lufta do të ishte krim, mendon Marko Djuric, shef i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën në një prononcim të tij për gazetën „Blic“ të së shtunës.
Në bazë të njoftimeve të mëhershme të medieve, kancelarja gjermane, Angela Merke,l do të kërkonte nga politikanët serbë që brenda një afati të caktuar të mos kundërshtojnë më pranimin e Kosovës në OKB.
derStadard.at, përkthimi për Albinfo.ch : Nexhmedin Gërguri
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













