Futboll
Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, konfirmon besimin te Xherdan Shaqiri për penalltitë
Trajneri sqaron situatën rreth Xherdan Shaqirit
Pavarësisht penalltive të humbura gjatë këtij edicioni, trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka theksuar se kapiteni i skuadrës, Xherdan Shaqiri, do të vazhdojë të jetë ekzekutuesi kryesor i penalltive, nëse vetë futbollisti dëshiron, përcjell albinfo.ch.
Shaqiri gaboi në penalltinë e tij të tretë këtë sezon, gjatë ndeshjes kundër St. Gallenit. Megjithatë, Magnin mbetet plot besim te eksperienca dhe roli i kapitenit.
“Nëse Xherdan dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do ta bëjë këtë. Nuk ka asnjë diskutim për këtë,” tha trajneri zviceran.
34-vjeçari Shaqiri është një nga liderët kryesorë të Baselit këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë po aq asistime në të gjitha garat.
“Ai është kapiteni ynë, dhe nëse merr topin, do të gjuajë. Nuk kam arsye për ta dyshuar,” shtoi Ludovic Magnin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












