Lajme
75% e evropianëve duhet të kursejnë për të përballuar kredinë e banesës
Sipas raportit European Housing Trends 2025 nga RE/MAX Europe, rreth 75% e evropianëve me kredi për banesë janë detyruar të reduktojnë shpenzimet e tyre për të paguar hipotekën gjatë vitit 2025.
Shumica prej tyre kanë ulur shpenzimet për argëtim, produkte luksoze dhe pushime.
Nga 23 vendet e analizuar, vetëm rreth 25% e huamarrësve nuk janë dashur të kursejnë ose të gjejnë mënyra alternative për të përballuar pagesat. Kjo përqindje ndryshon nga 7% në Maltë dhe Rumani deri në 44% në Holandë, ku thuajse gjysma e huamarrësve nuk kanë probleme me pagesat e hipotekës.
Në disa vende, përqindja e atyre që nuk kanë nevojë të reduktojnë shpenzimet është nën 15%, duke treguar se shumica e popullsisë ka pasur vështirësi financiare. Këto vende përfshijnë Maltën, Rumani, Hungarinë, Irlandën, Turqinë, Slloveninë, Greqinë, Kroacinë dhe Italinë.
Në anën tjetër, huamarrësit ndihen më të qetë financiarisht në Lituani (42%), Mbretërinë e Bashkuar (37%) dhe Zvicër (36%).
Në shumicën e vendeve, njerëzit janë detyruar të reduktojnë shpenzimet për argëtim (41%) dhe produkte luksoze (38%), ndërsa pushimet dhe veshjet kanë qenë më pak të prekura.
Në vende me presion të lartë mbi buxhetin, si Greqia, Hungaria, Rumania dhe Turqia, njerëzit kanë ulur shpenzimet edhe për artikujt bazë të jetesës. Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Zvicër, Lituani dhe Luksemburg, reduktimet kanë qenë më të lehta dhe më të përzgjedhura.
Luca Bertalot, sekretar i European Mortgage Federation, theksoi se debati mbi banesat dhe mundësinë për të paguar hipotekat është shumë i rëndësishëm. Ai shtoi se, pavarësisht nëse hipotekat janë me normë fikse apo të ndryshueshme, thelbi i vështirësive nuk qëndron te lloji i hipotekës, sepse huamarrësit zgjedhin vetë opsionet e tyre. Sipas tij, kostot e energjisë janë një faktor i jashtëm që familjet nuk mund ta kontrollojnë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











