Futboll
Sllovenia mbetet pa përzgjedhës, Kosova një prej shkaktarëve
Matjaz Kek nuk do të vazhdojë më detyrën e trajnerit të kombëtares së Sllovenisë në futboll. Pas shtatë viteve në krye të ekipit, tekniku 64-vjeçar dhe Shoqata e Futbollit të Sllovenisë (NZS) kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit, vendim që u konfirmua përmes një deklarate zyrtare.
Kontrata e Kek kishte skaduar më 30 nëntor dhe, pas një takimi me presidentin e federatës, palët ranë dakord se nuk do ta rinovonin atë.
Sllovenia nuk pati kampanjë të suksesshme në kualifikimet për Botërorin 2026. Ishte në Grupin B së bashku me Zvicrën, Kosovën dhe Suedinë.
E përfundoi grupin në vendin e tretë me katër pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës më 10 tetor fillimisht barazoi pa gola me Slloveninë në “Fadil Vokrri”. Ndërsa më 15 nëntor Kosova e mposhti Slloveninë 2:0 në Lubjanë.
Sipas raportimeve, pas takimit mes presidentit të federatës dhe Kekut, u konfirmua se rrugët e tyre ndahen pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi.
Ndërkohë, mediat kroate raportojnë se Zvonimir Boban, figura kryesore te Dinamo Zagreb, pritet ta emërojë shumë shpejt Matjaz Kekun trajner të klubit nga kryeqyteti kroat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













