Lajme
Stadler Rail apelon kundër SBB-së
Kjo vjen pas vendimit të SBB-së që të blinte 116 trena me dy kate nga Siemens në vend se këtë ta bënte nga prodhuesi vendor, Stadler
Prodhuesi i madh i trenave në Zvicrën Lindore, Stadler Rail, po ndërmerr veprime ligjore kundër Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB).
Kjo vjen si pasojë e vendimit të marrë nga SBB që të blinte 116 trena me dy kate nga Siemens në vend se këtë ta bënte nga prodhuesi vendor, Stadler, trasnmeton albinfo.ch.
Tani, kompania ka njoftuar se Stadler ka paraqitur një ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën Administrative Federale, shkruan srf.ch.
Nga Stadler deklarojnë se edhe pas një analize të plotë të dokumenteve, kompania nuk mund t’i kuptojë kriteret e vlerësimit dhe vendimin e dhënies së kontratës prodheusit gjerman, Siemens. Prandaj, është i nevojshëm një shqyrtim i pavarur.
CEO i Stadler, Peter Spuhler, kishte folur për një vendim të gabuar menjëherë pasi kontrata u dha tre javë më parë dhe njoftoi se do të merrte në konsideratë paraqitjen e një ankese.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













