Lajme
Udhëzuesi amerikan Fodor’s këshillon të shmanget Jungfrau në vitin 2026
Udhëzuesi amerikan i udhëtimeve paralajmëron amerikanët të shmangin një destinacion të famshëm zviceran, reagojnë autoritetet zvicerane
Udhëzuesi i njohur amerikan i udhëtimeve Fodor’s ka përfshirë rajonin piktoresk të Jungfrau-s në listën e destinacioneve që turistët duhet t’i shmangin në vitin 2026. Zona e famshme e Bernese Oberland, e njohur për peizazhet e saj alpine dhe infrastrukturën e zhvilluar turistike, sipas Fodor’s po përballet me një sfidë të rëndësishme: ruajtjen e balancës mes zhvillimit të shpejtë të turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit, përcjell albinfo.ch.
Sipas udhëzuesit, rritja e vazhdueshme e numrit të vizitorëve po ushtron presion mbi burimet natyrore dhe po ndikon në cilësinë e jetës së komunitetit vendas. Kjo e ka përfshirë zonën në listën e tetë destinacioneve globale që rekomandohet të mos vizitohen përkohësisht.
Megjithatë, kjo vlerësim nuk është pritur mirë nga vendasit. Marc Ungerer, drejtues i zyrës rajonale të turizmit, kundërshton fuqishëm këtë klasifikim, duke theksuar se situata në Jungfrau nuk mund të krahasohet me turizmin masiv të destinacioneve më të stërngarkuara të botës.
“Përkundrazi,” – thekson Ungerer : “numri i madh i vizitorëve ka bërë të mundur investime të mëdha në transportin publik dhe hekurudhat malore, duke sjellë një infrastrukturë të klasit të parë që i shërben të gjithë rajonit.”
Debati hap pyetje të reja mbi menaxhimin e turizmit në zonat malore dhe balancimin e interesit ekonomik me mbrojtjen e mjedisit. Për momentin, autoritetet zvicerane sigurojnë se Jungfrau mbetet po aq e mirëpritur dhe e përgatitur sa gjithmonë për të pritur vizitorët nga e gjithë bota.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












