Lajme
Manifestim festiv për 28 Nëntorin në Shkollën Shqipe Ostermundigen Bern
28 Nëntori përplot jehonë me këngë e valle shqipe në Bern
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Shkolla Shqipe Ostermundigen në Bern organizoi një manifestim madhështor, ku u bashkuan nxënës, prindër dhe familjarë për të nderuar njërën nga datat më të shënuara të kombit shqiptar, transmeton albinfo.ch.
Fëmijët e shkollës, përmes një programi të pasur artistik, sollën këngë, poezi, valle dhe interpretim artistik që shfaqën dashurinë dhe krenarinë e tyre për atdheun. Atmosfera festive u ndez nga ngjyrat kuqezi dhe emocionet që përcillnin secilin numër artistik.
Në këtë aktivitet na nderoi me pjesëmarrjen e saj edhe koordinatorja e kantonit të LAPSH Bern, znj. Saime Isufi, e cila përgëzoi punën e palodhshme të shkollës dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e identitetit shqiptar në diasporë.
Një falënderim i veçantë u drejtua për Kryesinë e Këshillit të Prindërve për mbështetjen e pakursyer: z. Hajrulla Berisha, kryetar, znj. Arbnora Zubaku, arkëtare, si dhe anëtaret znj. Jetmira Berisha dhe znj. Mizi Beluli. Përkushtimi i tyre është një shtyllë e rëndësishme në suksesin e aktiviteteve të shkollës.
Ky manifestim jo vetëm që kremtoi Ditën e Flamurit, por edhe forcoi lidhjen e brezave të rinj me rrënjët dhe vlerat kombëtare, duke dëshmuar rolin thelbësor të Shkollës Shqipe Ostermundigen Bern në ruajtjen e identitetit shqiptar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











