Futboll
Arbër Hoxha nën vëzhgim nga dy klube angleze
Janari pritet të sjellë lëvizje të rëndësishme për Arbër Hoxhën. Anësori i Kombëtares shqiptare është futur në radarin e dy klubeve angleze, Sheffield United dhe Hull City, që po konkurojnë për shërbimet e 27-vjeçarit.
Sipas “Sportsboom”, të dy klubet po përgatiten për të ofruar oferta konkrete në merkaton e dimrit. Performancat e Hoxhës me Dinamo Zagreb dhe Kombëtaren shqiptare kanë rritur ndjeshëm vlerësimin ndaj tij. Sheffield United ka një avantazh të lehtë falë fuqisë më të madhe financiare, e cila mund të ndikojë në bisedimet përfundimtare.
Hull City ka një armë tjetër në favor të tij: trajnerin Sergej Jakirovic. Teknik kroat ka punuar më parë me Hoxhën në Dinamo Zagreb, ku lojtari shënoi 4 gola dhe dha 3 asistime në 31 ndeshje. Jakirovic ka tentuar ta marrë Hoxhën edhe gjatë kohës së tij te Kayserispor dhe tani shpreson të përdorë marrëdhënien e tyre për ta transferuar në EFL Championship.
Dinamo Zagreb nuk ka nxjerrë ende në shitje Hoxhën, sidomos pasi i rinovoi kontratën deri në vitin 2029. Megjithatë, paga e tij e moderuar, rreth 500 mijë euro në vit, e bën lojtarin një objektiv të arritshëm për klubet angleze.
E ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet e hapur, por një gjë është e qartë: emri i tij është ndër më të nxehtit në janar.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










