Shqipëria
Qeveria e Shqipërisë planifikon 1 miliard lekë për përballimin e përmbytjeve në 2026-ën
Shqipëria po përballet me mot të keq dhe reshje intensive, gjë që po sjellë pasoja në përmbytje të tokave bujqësore, dëme ekonomike për familjet shqiptare dhe humbje të jetëve.
Për t’i paraprirë përmbytjeve dhe rregulluar dëmet e evidentuara në lumenj, diga apo hidrovorë dhe marrë parasysh paralajmërimeve të Bankës Botërore se këtë vit vendi ynë rrezikohet edhe më shumë, qeveria parashikon për 2026 një fond afro 1 miliardë lekësh, më të madhin në 5-vjecarin e fundit.
Fonde të cilat do të përfshijnë këtu riparim argjinature, rehabilitim lumenjsh, digash, hidrovoresh dhe kanalesh ujitës.
Konkretisht këto para do të shkojnë për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja kolektorin e Roskovecit, mbrojtjen e lumit të kalasë, Shushicës në Vranisht, lumit të Vjosës në Kashisht, lumit Mat në Skuraj, lumit Drin në Bahcallëk, lumit Buna në Darragjatë dhe Oblik të Shkodrës, ndërsa mbrojtje nga gërryerja dhe përmbytja e lumit Osum në Starovë. Ndërhyrjet në argjinaturë do të kryhen në lumin Seman , Shkumbin dhe kolektorin e Butrintit.
Vetëm për hidrovoret në 2026 fatura arrin në 159 milionë lekë. Me qëllim kryesor rikonstruktimin e 3 hidrovorëve në Durrës dhe një në Orikum dhe të tjerëve që do të kenë nevojë për ndërhyrje. Fond I cili deri në 2028 parashikohet në 700 milionë lekë.
Kjo faturë për emergjencat civile deri në 2028 pritet të arrijë në 2.7 miliardë lekë.
FONDI PËR PËRMBYTJET NË 2025-ën
Infrastruktura e mbrojtjes nga përmbytja 451 mln lekë
Përmirësimi i hidrovoreve 206 mln lekë
FONDI PËR PËRMBYTJET NË 2026-ën
2024 132 mln
2025 451 mln
2026 855 mln
2027 620 mln
2028 639 mln
RIKONSTRUKSIONET E HIDROVORËVE
2026-2028
700 mln lekë
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











