Futboll
Sara Sahiti debuton në Bundesligë, vetëm 11 ditë pas paraqitjes së parë me Kosovën
TSG Hoffenheim nuk po rrit vetëm talentët e njohur si Fisnik Asllani, Albain Hajdari e Leon Avdullahu, transmeton albinfo.ch.
Në këtë klub po shkëlqen edhe një emër i ri që po i gëzon futbollit të femrave në Kosovë: Sara Sahiti.
Futbollistja e re kosovare ka realizuar një hap të madh brenda një periudhe jashtëzakonisht të shkurtër.
Më 28 tetor, Sahiti bëri debutimin zyrtar me Kombëtaren e Kosovës, duke lënë menjëherë përshtypje pozitive, ndërkohë, 11 nëntor, vetëm 11 ditë më vonë, ajo shënoi debutimin në Bundesligën gjermane, një nga ligat më të forta në botën e futbollit të femrave.
Ky progres i shpejtë e vendos Sahitin në mesin e talenteve më premtuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar. Hoffenheim vazhdon të tregojë se është një vatër e rëndësishme për zhvillimin e lojtarëve shqiptarë, dhe tani edhe Sara i bashkohet kësaj rruge të suksesit. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











