Shqipëria
Shqipëria me rekord të rezervave valutore
Për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro
Blerjet e detyruara të valutës, edhe mbi planin me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit, si dhe eurobondi i marrë në fillim të këtij viti, e kanë çuar rezervën valutore në nivelin më të lartë historik.
Referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, për herë të parë rezerva valutore kalojë vlerën 7 miliardë euro, duke u rritur me 1.2 miliardë euro në krahasim me gushtin e vitit 2024.
Pjesa dërrmuese e saj janë letra me vlerë, prej 5.3 miliardë euro, pjesa tjetër janë depozita e monedha, si dhe 317 milionë euro shufra ari, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa brenda një dekade, rezerva është më shumë se 3-fishuar, pasi në 2015-ën vlera e saj ishte vetëm 2.8 miliardë euro. Kjo rezervë aktivizohet në ditë të këqija, për të shlyer borxhin në valutë, për të mbuluar importet në rast krize si dhe për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit. Banka qendrore thotë se me rezervën e këtij viti mbulohen të paktën 7.3 muaj importe.
“Deri në fund të muajit qershor, rezerva valutore ishte e mjaftueshme për të mbuluar 7.3 muaj importe mallrash dhe shërbimesh”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar.
Një nga shkaqet kryesore të rritjes së shpejtë të rezervës është edhe shtimi i blerjeve të valutës në treg nga Banka e Shqipërisë me qëllim që të stabilizojë kursin e këmbimit dhe të frenojë një zhvlerësim më të fortë se kaq të euros apo dollarit. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit u blenë 72.7 milionë euro për të ndalur rënien e euros.
Por me gjithë këto ndërhyrje normalitet në kursin e këmbimit, duket se nuk do të ketë. Nëse në fund të 2024-ës diskutohej për ‘normalitetin e ri’ ku një euro këmbehej me 100-102 lekë, sot flasim për normalitetin e një euroje në vlerën 97 lekë, e në ditë të caktuara edhe më poshtë, në 96 lekë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













