Lajme
Gjermania kërkon forcim urgjent të mbrojtjes kundër dronëve pas incidentit në aeroportin e Mynihut
Mbyllja e përkohshme e Aeroportit të Mynihut pas vëzhgimeve të disa dronëve ka ngritur alarmin në Gjermani për rrezikun në rritje që paraqesin këto pajisje ajrore. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e cilësoi incidentin si një “zgjim” për institucionet gjermane, duke paralajmëruar se “lufta midis kërcënimit nga dronët dhe mbrojtjes kundër tyre po bëhet gjithnjë e më e vështirë”.
Në një deklaratë për gazetën Bild, Dobrindt theksoi nevojën për më shumë fonde dhe kërkime shkencore, si në nivel kombëtar ashtu edhe evropian, për të përballuar kërcënimet që lidhen me përdorimin e dronëve në hapësirën ajrore civile. Ai theksoi se siguria e aeroporteve dhe infrastrukturës kritike duhet të mbetet prioritet.
Kërkesës së tij iu bashkua edhe kreu i Bavarisë, Markus Söder, i cili kërkoi masa të menjëhershme ligjore që të lejojnë policinë gjermane të qëllojë dronët pa vonesë, në rast kërcënimesh ndaj sigurisë publike.
“Policia e vendit duhet të jetë në gjendje të reagojë menjëherë. Infrastruktura jonë duhet të funksionojë gjithmonë. Ne duhet të kemi kontroll mbi hapësirën tonë ajrore,” deklaroi Söder, duke shtuar se çështja do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit bavarez.
Incidenti në Mynih vjen pasi aeroporte të tjera evropiane janë përballur me situata të ngjashme, ku prania e dronëve ka shkaktuar pezullime fluturimesh dhe shqetësime të mëdha sigurie.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












