Shkurt.ch
Edhe në Zvicër falimentojnë firmat
Në Zvicër në maj të këtij viti janë raportuar 577 falimentime, kundrejt 489 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa për pesë muaj numri i tyre u rrit me katër për qind.
Falimentimi për shkak të problemeve financiare në maj u rrit për 16 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përkatësisht 450 prej tyre, ndërsa 127 raste të mbetura kishin probleme organizative, tregojnë statistikat zyrtare.
Në të njëjtën kohë numri i kompanive të reja në maj ka shënuar rënie me 13 për qind, në 3,016, të cilat, sipas kompanisë konsulente Bisnod, punëdhënësit zviceranë vlerësojnë situatën e tanishme ekonomike si të pafavorshme, transmeton albinfo.ch.
Nga janari deri në maj janë të regjistruar 16 678 ndërmarrje të reja, 5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












