Lajme
Shqiptarja nga Kosova dënohet në Zvicër për mashtrim me gati 1 milion franga
Mashtrimi i 39-vjeçares në Aargau: Përfitoi pothuajse 1 milion CHF, dënohet me 4.5 vite burg
Një grua 39-vjeçare me shtetësi zvicerano-kosovare është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Baden, pasi mashtroi shtatë burra dhe një grua duke u marrë pothuajse 1 milion franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Sipas aktakuzës, ajo përdori gënjeshtra të qëllimshme për të marrë para, duke u justifikuar me paga të rreme ose nevoja urgjente, dhe premtonte se do t’i kthente shumat. Paratë i shpenzoi për lojëra fati, si dhe për artikuj luksi, përfshirë një orë Rolex, të cilën e raportoi si të vjedhur pasi e kishte lënë peng.
“Kemi mbetur të habitur që keni arritur të merrni kaq shumë para. Është e pabesueshme,” u shpreh kryetari i trupit gjykues, sipas Aargauer Zeitung.
Rasti është një tjetër shembull që tregon se Zvicra vazhdon të jetë e prekshme ndaj rasteve të mashtrimit individual. /Albinfo.ch
Për më shumë detaje rreth kësaj teme – https://www.blick.ch/schweiz/mittelland/aargau/schweiz-kosovarin-ergaunert-im-aargau-fast-1-million-franken-das-sind-die-beliebtesten-betrugsmaschen-id21246715.html
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












