Integrimi
«Më shumë po mbijetoj, se sa po jetoj»
Dëshmi Hajrush Ruhani pothuajse vdiq në fund të vitit 2013. Ai ra viktimë e një gare makinash midis dy shoferëve në Gjenevë. Shoku që ndodhej pranë tij humbi jetën. Familjes Ruhani i është kërkuar të kthehet në Kosovë.

Hajrush Ruhani, nuk flet shumë. Nuk është se ai nuk flet mirë frëngjisht. 27 vjeçari nga Kosova deklaron «nuk jam më i njëjti person edhe nuk kam për tu ribërë».
Hajrushi ka shumë fat. Ai edhe bashkëshortja e tij mbërritën në Zvicër ku kërkuan azil, në maj të vitit 2013. 6 muaj më vonë ai gati sa nuk humbi jetën në një trotuar, në rrugën Lyon, në qytetin Gjenevë. Në 13 nëntor, Hajrushi bashkë me shokun e tij Samir, 34 vjeç që e ka njohur në Gjenevë po ecin në drejtim të stacionit të autobusit që shkon në Vernier. Kur drita e semaforit është jeshile, të dy burrat kalojnë trotuarin, Samiri goditet nga një makinë BMW që ishte duke ndjekur një Subaru.
Jeta e tij është në rrezik
Ekspertiza ka zbuluar se shoferi i makinës gjermane e ka goditur Samirin me një shpejtësi rreth 142-153 km/orë kur shpejtësia e autorizuar ishte 50km/orë. Trupi i Samirit ra mbi atë të Hajrushit, i cili tregon ,« Samiri vdiq në vend. Është e tmerrshme për gruan edhe tre fëmijët e tij. Samiri kujdesej për ta edhe u dërgonte para nga Zvicra ». Hajrushi është transferuar urgjentisht në Spitalin kantonal, ku ai ka qëndruar 4 ditë në komë. Vuan nga thyerje të kafkës edhe hemorragji të brendshme në tru. Por ai shpëton. « Pati fat të madh, megjithëse është shkatërruar fizikisht edhe psikologjikisht», konstatojnë avokatët e tij, Robert Assaël edhe Charlotte Palazzo.
«Jam bëre indiferent ndaj gjërave. Nuk po jetoj por po mbijetoj. Dhimbjet nuk po më largohen, shpesh mendoj se do të ishte më mirë po të kisha vdekur » thotë kosovari, i cili vazhdon të shohë ëndrra të këqija. Ende sot ai merr 15 pilula në ditë. Për problemet neurologjike, për dhimbjet e kokës, dhimbjet në fyt, në hundë, për mprehtësinë vizuale edhe memorien e humbur « Ndoshta do ti marr deri në fund të jetës time. Ndiej dhimbje në gjithë trupin. Jam vetëm 27 vjeç por ndihem si i moshuar», thotë Hajrushi.
Bashkëshortja e tij, Besarta mësoi që ishte shtatzëne në djalin e saj, Diorin, vetëm pak kohë pas aksidentit.
Të dëbuar nga Zvicra
Sot Hajrushi mbikëqyret nga specialistë të shumtë të Spitalit Universitar të Gjenevës. Por edhe për sa kohë akoma ? Familja Ruhani mund të zbohet në çdo moment nga policia e Zvicrës. Kërkesa për azil, e regjistruar në mars 2013, u është refuzuar në maj të të njëjtit vit. Avokati Robert Assaël, ndihet i shokuar. «Zvicra, një vend kaq mikpritës, kërkon ta dërgoj klientin tim edhe familjen e tij në Kosovë, duke ditur që gjendja shëndetësore e tij do të keqësohet. Dihet që në Kosovë, shërbimet mjekësore janë të pamjaftueshme, por edhe sikur të ishin të mjaftueshme, klienti im nuk mundet ti paguaj edhe sistemi i sigurimit nuk ekziston. Do të luftoj deri në fund që të evitoj dëbimin e tij drejt Kosovës. Zvicra ka të paktën përgjegjësinë morale që ta mirëpres këtë familje ». Robert Assaël edhe Charlotte Palazzo, kanë vendosur që të kërkojnë një leje qëndrimi humanitare. Avokatët dëshirojnë që familja Ruhani të mundet të qëndrojë në Gjenevë të paktën deri sa klienti i tyre të shërohet plotësisht por edhe që të asistojë në gjykimit të shoferëve, që do të kryhet vitin e ardhshëm.
Ngjarjet
13 nëntor 2013
Një garë mes një BMW edhe një Subaru
provokon vdekjen et një njeriu
që ishte duke kaluar një kalim për këmbësorë, në rrugën Lyon (Gjenevë)
Shoku i tij plagoset rëndë.
Dhjetor 2013
Gazeta, « La Tribune de Genève »,
shkruan që dy shoferët kishin konsumuar kanabis.
Shkurt 2014
Drejtësia e Gjenevës kryen një rikonstruksion të pjesshëm të dramës.
Tetor 2014
Një ekspertizë për qarkullimit ndikon që shpejtësia e BMW
në momentin e goditjes ishte rreth 142-153 km/orë
Autori: Valérie Duby, shkrim i marrë nga lematin.ch
Përkthimi:Vera Kika
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri