Integrimi
Kërkohen njëzet vjet burgim për bashkëshortin që vrau për hakmarrje
Prokuroria vlerëson që 30 vjeçari nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij në Chavannes-près-Renens në 2012, është fajtor
Gjykimi i kosovarit filloi të hënën e kaluar në Gjykatën kriminale të Lausanës. Për rastin, policia përforcoi masat e sigurisë rreth gjykatës.
Për gati pesë orë, prokurorja Maria Giannattasio, ka përshkruar hollësisht elementet që fajësojnë 30 vjeçarin Vlad*. Provat, dëshmitë por edhe versionet kundërshtuese që e bindën gjykatën për fajësinë e tij. Ditën e tretë të gjyqit, prokurorja përpara gjykatës penale të rrethit Lausanë, ka kërkuar 20 vjet burgim për të akuzuarin, i cili thjesht ka skicuar një buzëqeshje.
Gjatë momentit që prokurori përshkruante vrasjen me tre plumba, të babait të tre fëmijëve, në 29 tetor 2012, Vladi buzëqeshte edhe tundte kokën. Sipas aktakuzës bashkëshortja e Vladit, që është edhe e motra e viktimës, ka jetuar në një ambient të dhunshëm.
I akuzuari mohon çdo gjë. Për prokurorinë, nuk ka asnjë dyshim që Vladi është fajtor. Dhuna, fillimisht është përdorur në gjirin e familjes, larg të njohurve. Ai jo vetëm që fyente, qëllonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij por edhe e detyronte atë që të kishin marrëdhënie të imta përpara fëmijëve.
« Ajo përjetonte momente të vështira për shkak se ajo goditej edhe kërcënohej rregullisht. (…) I akuzuari e konsideronte gruan e tij si një objekt » ka shpjeguar prokurorja.
« Sulmoi vëllain tim për tu hakmarrë ndaj meje »
« Dhuna edhe egoizmi i të akuzuarit e arritën kulmin në 29 tetor 2012 ». Në atë periudhë, bashkëshortja e Vladit kishte gjetur strehë në Qendrën Malley Prairie. Kjo qendër u vjen në ndihmë grave që bihen viktima të dhunës familjare. Vladi vendosi të hakmerrej kur me vendimin e gjyqtarit civil ju hoq e drejta të shikonte fëmijët e tij. Ai sulmoj vëllain tim për të më bëre keq mua », ka dëshmuar përpara policave gruaja e të akuzuarit. Versioni i saj është pranuar nga gjykata.
Në 29 tetor, Vladi ekzekuton kërcënimet e drejtuara prej muajsh ndaj bashkëshortes edhe ndaj familjes të saj. « Motivi, tregon një mospërfillje totale për jetën, vuri në dukje prokurorja. I akuzuari ka vepruar me një gjakftohtësi ekstreme. Akti i tij ishte i paramenduar ». Vladi pretendon se ka qëlluar mbi kunatin e tij sepse mendoi se ky i fundit ishte i armatosur.
Pas pesë orësh, paraqitjeje, të gjitha elementet e fajësonin të akuzuarin.
Ekstrakte : « mori një jetë edhe zhyti të gjithë familjen në një dhimbje të papërshkrueshme », « e braktisi viktimën », « i ka dërguar letra kërcënuese familjes së bashkëshortes që nga burgu », « nuk ka dhëne shpjegime », « ka bashkëpunuar pjesërisht». Gjykimi vazhdon të premten.
* pseudonim
Autori: Pascale Burnier, shkrim i marrë nga 24Heures
Përkthimi: Vera Kika
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










