Futboll
Mbrojtësi i Kosovës e këput ligamentin në debutim
Leart Paqarada do t’i nënshtrohet në ditët në vijim një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të mungojë për disa muaj
Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të majtë gjatë debutimit të tij te Heidenheimi kundër Borussia Dortmundit të shtunën. Ai u desh të zëvendësohej në minutën e shtatë, në humbjen 2:0 në shtëpi nga Dortmundi dhe mbeti në vendin e fundit në Bundesligë, pa pikë.
Learti do t’i nënshtrohet në ditët në vijim një ndërhyrje kirurgjikale dhe do të mungojë për disa muaj, shkruajnë mediume të ndryshme gjermane, transmeton albinfo.ch.
Trajneri i Heidenheimit, Frank Schmidt, ka thënë se lëndimi i Paqaradës, është lajm i rëndë për të gjithë.
30-vjeçari iu bashkua Heidenheimit nga Kolni këtë verë. Me klubin e Bundesligës ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2027.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










