Shkurt.ch
Nga frangu i fortë 30 mijë vende pune më pak
E mërkurë, 17 Qershor 2015 - 6:55
albinfo.ch
Nëse frangu vazhdon të mbetet në një nivel të lartë kundrejt euros (1,05 franga për euro) në Zvicër mund të shuhen rreth 30,000 vende pune.
Kështu ka deklrauar presidenti i shoqatës zvicerane të punëdhënësve, Valentin Vogt.
Deklarata e tij vjen katër ditë pasi banka qendrore zvicerane ka njoftuar përsituatës ekonomike dhe monetare në vend, raporton gazeta zvicerane “20 minuta”.
Shkalla e papunësisë në këtë vend, sipas vlerësimeve të bankës nacionale mund të lëviz në katër për qind te fuqia punëtore deri në fund të vitit 2015, që është një parshikim më i keq se sa ata që dhanë Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO).
Shoqatat e punëdhënësve thonë se parashikimi i tyre për humbjen e rreth 30 mijë vendeve të punës për shkak të frangut të fortë është i bazuar në faktin se shumë ndërmarrje porositë që nga fillimi i vitit kanë shënuar rënie në mes të 10 dhe 15 për qind.
Gjithashtu, eksportet zvicerane në prill janë ulur për 5.1 për qind në vit për 16.3 miliard franga.
Politika e re të Bankës Nacionale me normën e valutës kombëtare kontribuoi për minus 3.8 për qind.