Lajme
Bazeli do votojë për marrëdhënie më të ngushta me Evropën

Më 28 shtator, kantoni i Bazel-Stadt do të vendosë për iniciativën “Zämme in Europa”, e cila kërkon që në kushtetutën kantonale të përfshihet angazhimi për marrëdhënie “të mira dhe të qëndrueshme” me Bashkimin Evropian dhe vendet fqinje, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa ka mbështetje të gjerë politike: nga SP te GLP e LDP, shumica e partive janë për, ndërsa vetëm SVP e kundërshton. Parlamenti kantonal e miratoi propozimin me 79 vota për dhe 13 kundër, duke i hapur rrugën referendumit. Qeveria e Bazelit gjithashtu e përkrah nismën.
Përkrahësit theksojnë se Bazeli është i lidhur ngushtë me Evropën: rreth një e treta e punonjësve vijnë nga jashtë, ndërsa çdo ditë 34 mijë persona kalojnë kufirin për të punuar në kanton. “Bazeli është në zemër të Evropës; ne kemi nevojë për Evropën dhe Evropa ka nevojë për ne”, tha Këshilltarja Kombëtare e SP-së, Sarah Wyss, duke theksuar se ndryshimi kushtetues do të shërbente si udhërrëfyes për qeverinë kantonale në çështjet federale dhe ndërkantonale.
Nga ana tjetër, SVP e konsideron nismën të panevojshme dhe të tepruar. “Bashkëpunimi me vendet fqinje është tashmë i rregulluar mirë; një nen shtesë kushtetues nuk sjell asgjë tjetër veç shpenzimeve,” u shpreh Këshilltari i Madh i SVP-së, Pascal Messerli. Ai shtoi se politika e jashtme është kompetencë e qeverisë federale dhe jo e kantoneve.
Iniciatorët, megjithatë, insistojnë se votimi është një mundësi për të riafirmuar rëndësinë e Evropës për rajonin dhe për të forcuar mbështetjen ndaj traktateve dypalëshe. Një iniciativë e ngjashme pritet të hidhet në votim edhe në kantonin fqinj Basel-Landschaft, megjithëse ende nuk është caktuar data, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
4 emra, një çmim: Kush do të jetë “Sipërmarrësi shqiptar i vitit 2025” në Zvicër? Shoqata shqiptaro-zvicerane swissalbs ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për çmimin prestigjioz “Sipërmarrësi shqiptar i...
-
Elektricistët shqiptarë në Zvicër takohen për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash
-
Edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e diasporës si votues
-
Pritje deri në një orë në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Mentor Latifi: Jeta ime pasqyron rrugëtimin e diasporës kosovare në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët Pas të shtënave në Graz, Të Gjelbrit në Austri po ushtrojnë presion që ligjet për armët,...
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës
-
2,220 € për fëmijë në vit: Arsimi si një “blerje” e shtrenjtë në Austri
-
Salzburgu teston për herë të parë “kamerat e zhurmës”
-
Austri: Një i burgosur po i kushton shtetit deri 1800 euro në ditë