Lajme
Rritje sezonale e kërkesave për azil në Zvicër
Në korrik 2025, gjithsej 2481 persona kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër, që është 268 më shumë se muajin paraprak (+12%). Ky trend, sipas autoriteteve zvicerane, lidhet me rritjen sezonale të zakonshme, ndërsa pritet që në vjeshtë numrat të bien sërish.
Vendet kryesore të origjinës së kërkesave ishin:
Afganistani: 485 kërkesa
Eritrea: 377 kërkesa
Turqia: 310 kërkesa
Algjeria: 206 kërkesa
Somalia: 178 kërkesa
Nga janari deri në korrik 2025, janë regjistruar 14 122 kërkesa për azil, që përbën një ulje prej afro 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (16 385 kërkesa).
Në korrik, prej kërkesave të paraqitura, 1979 ishin kërkesa primare (të reja) dhe 502 sekondare (lindje, bashkim familjar ose kërkesa të përsëritura). Numri i kërkesave primare është rritur me rreth 14% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Vendimet dhe kthimet
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka marrë 2860 vendime në shkallë të parë, ku rreth një e katërta e aplikantëve kanë marrë azil.
Nga ana tjetër, 966 persona kanë lënë Zvicrën pa të drejtë qëndrimi, prej tyre 604 u larguan vullnetarisht. Ndërkohë, 362 persona u shoqëruan me polici drejt shtetit të origjinës, një vendi të tretë ose një shteti të zonës “Dublin”. Përveç këtyre, janë regjistruar 786 largime të pakontrolluara.
Në fund të korrikut 2025, gjithsej 5479 persona ndodheshin në proces të mbështetjes për kthim.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













