Lajme
Zvicra me 5.3 milionë të punësuar, vetëm 237 mijë pa punë

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i të punësuarve në Zvicër u rrit me 0,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, norma e papunësisë sipas përkufizimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) u ngjit në 4,6%. Në Bashkimin Evropian kjo normë shënoi një rënie të lehtë, duke arritur në 5,8%. Këto të dhëna dalin nga Anketa e Forcave të Punës në Zvicër (SAKE), e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS).
Të punësuarit në Zvicër
Në këtë periudhë, 5,361 milionë persona ishin të punësuar në Zvicër (+0,6% krahasuar me vitin paraprak). Tek burrat u shënua rritje prej 0,4%, ndërsa tek gratë 0,8%. Të shprehur në ekuivalentë me kohë të plotë, numri i të punësuarve u rrit me 0,5%. Krahasuar me tremujorin e parë 2025, shifrat mbetën pothuajse të pandryshuara.
Forca punëtore zvicerane dhe e huaj
Numri i punëtorëve të huaj u rrit me 2,3% duke arritur në 1,873 milionë, ndërsa numri i punëtorëve me shtetësi zvicerane ra me 0,3% (3,488 milionë). Tek të huajt, rënie prej 6,1% u shënua tek personat me lejeqëndrim afatshkurtër (Ausweis L, më pak se 12 muaj), ndërsa rritje u regjistrua tek mbajtësit e lejes B/L (+5,6%), tek punëtorët kufitarë (+1,7%) dhe tek mbajtësit e lejes së përhershme C (+0,7%).
Papunësia në Zvicër dhe BE
Në tremujorin e dytë 2025, 237 mijë persona ishin të papunë sipas ILO (+34 mijë më shumë se një vit më parë). Norma e papunësisë arriti në 4,6% (nga 4,0% në vitin 2024). E rregulluar sipas sezonit, norma u rrit nga 4,5% në 4,9% krahasuar me tremujorin paraprak. Në BE ajo ra në 5,8% dhe në Eurozonë në 6,1%.
Papunësia te të rinjtë
Tek grupmosha 15–24 vjeç, papunësia në Zvicër u rrit nga 5,9% në 7,6%. Në të kundërt, në BE dhe Eurozonë u shënua ulje (BE: nga 14,7% në 14,6%; EZ20: nga 14,4% në 14,0%).
Papunësia sipas karakteristikave
Norma u rrit si tek burrat (3,8% → 4,6%) ashtu edhe tek gratë (4,2% → 4,6%). Për grupmoshën 25–49 vjeç u rrit në 4,9%, ndërsa tek 50–64 vjeç ra në 3,5%.
Personat me arsim të mesëm: +1,1 pikë (3,6% → 4,7%) Personat me arsim të lartë: +0,5 pikë (3,0% → 3,5%) Pa arsim pas shkollës së obliguar: rënie (7,9% → 7,7%)
Rritje u regjistrua si tek shtetasit zviceranë (2,8% → 3,3%), ashtu edhe tek të huajt (6,9% → 7,7%). Tek shtetasit e BE/EFTA norma ishte 5,9%, ndërsa tek shtetasit nga vendet e treta 12,1%.
Papunësia afatgjatë
Në këtë periudhë, 81 mijë persona ishin të papunë për më shumë se një vit (+6 mijë krahasuar me vitin 2024). Megjithatë, pjesa e tyre ndaj totalit ra nga 37,2% në 34,2%. Mesatarja e kohëzgjatjes së papunësisë ra nga 242 në 188 ditë.
Puna me kohë të pjesshme dhe nën-punësimi
Pjesa e të punësuarve me kohë të pjesshme arriti në 38,9% (1,899 milionë persona, +16 mijë në krahasim me vitin e kaluar). Ndër ta, 277 mijë persona ishin të nën-punësuar (dëshironin të punonin më shumë dhe ishin të disponueshëm menjëherë). Norma e nën-punësimit ishte 5,4% (+0,1 pikë).
Më shumë detaje dhe njoftimin e plotë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Zyrës Federale të Statistikave: Website des BFS.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A e keni lexuar librin Mikesha gjeniale – Elena Ferrante Ferrante shkruan nën pseudonim dhe qëndron larg syrit publik, me bindjen se sapo libri të përfundojë,...
-
Për herë të parë në Zvicër vjen Cirku Kombëtar Shqiptar nga Tirana
-
Nga Maqedonia e Veriut në Zvicër: Histori migrimi
-
Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi
-
Urime për fillimin e vitit të ri shkollor në Zvicër!
Jeta në Austri
-
Studimi: Migrantët në Austri kanë më pak qëndrime në spital, më shumë kthime Një studim tregon se migrantët në Austri i përdorin spitalet më pak, por përballen me norma...
-
Ndërtimi i vendbanimeve në Austri ngadalësohet, subvencionet ulen
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone