Opinione
VËZHGIMET E FSHEHTA NGA SIGURIMET SHOQËRORE NË ZVICËR – NJË “SPIUNIM I LEJUAR”?
Sipas një komunikate zyrtare dhe në raportet e saj të fundit, në vitin 2024, SUVA, e cila siguron rreth 2,2 milionë persona, ka shqyrtuar 2 562 dosje që përmbanin shenja abuzimi dhe ka konfirmuar dyshimet e saj në 934 raste
Në të kaluarën, sigurimet shoqërore në Zvicër, si sigurimi invalidor, sigurimi i aksidenteve dhe sigurimi shëndetësor, nuk kishin të drejtë të kryenin vëzhgime të fshehta për të zbuluar rastet e keqpërdorimeve (abuzimit).
Një praktikë e tillë ishte e ndaluar kryesisht për shkak të mungesës së një baze të qartë ligjore. Cenimi i jetës private dhe i lirive individuale shpesh theksohej si një arsye.
Kritika të ashpra u shprehën edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila vlerësonte se Zvicra nuk kishte mekanizma të mjaftueshëm për të garantuar njëfarë ekuilibri të drejtë në mes të nevojës për hetim dhe mbrojtjes së lirive themelore.
Situata ndryshoi në vitin 2018, kur u shtua neni 43a në Ligjin federal për pjesën e përgjithshme të së drejtës së sigurimeve shoqërore. Ky nen krijoi bazën ligjore që sigurimeve t’u lejohet të kryejnë vëzhgime të fshehta ndaj personave të dyshuar për abuzim, por vetëm në rrethana të caktuara dhe me kushte të rrepta.
Megjithatë, edhe pas këtij ndryshimi, zbatimi i masës mbetet i kufizuar. Zbatimi i një vëzhgimi të tillë lejohet vetëm kur ka dyshim të bazuar dhe fakte konkrete që mund të dëshmojnë keqpërdorimin.
Për shembull, nëse një person pretendon se nuk mund të ngrejë pesha për shkak të një problemi shëndetësor, por ka dëshmi se ai kryen kohë pas kohe punë fizike të rënda, sigurimi mund të vendosë nisjen e vëzhgimit.
Statistikat tregojnë se vëzhgimet e fshehta mbeten të rralla në praktikë:
Sipas një komunikate zyrtare dhe në raportet e saj të fundit, në vitin 2024, SUVA, e cila siguron rreth 2,2 milionë persona, ka shqyrtuar 2 562 dosje që përmbanin shenja abuzimi dhe ka konfirmuar dyshimet e saj në 934 raste.
Sipas disa të dhënave tjera statistikore, sa i përket sigurimit invalidor, në vitin 2024, Zyra federale e sigurimeve shoqërore ka kryer vëzhgime të fshehta vetëm për 46 raste nga rreth 2 300 dosje të dyshuara për abuzim. Këto vëzhgime të fshehta, të përdorura si mjet i fundit, kanë mundësuar zbulimin e 23 rasteve të përfitimit të pajustifikuar, nga të cilat 10 kanë çuar deri në paraqitjen e një padie penale.
Këto shifra janë shumë të vogla krahasuar me mbi 450 000 përfitues të sigurimit invalidor në Zvicër, çka tregon se abuzimet e konfirmuara janë të pakta.
Kjo njëkohësisht tregon se perceptimi i një pjese të publikut se kontrollimet e fshehta bëhen shpesh dhe në mënyrë të gjerë që nuk përputhet me realitetin.
Edhe një keqkuptim i zakonshëm është se sigurimet shoqërore mund të kryejnë vëzhgime edhe jashtë territorit zviceran, p.sh. gjatë qëndrimit të personit të siguruar në vendin e tij të origjinës. Në parim, kjo është e ndaluar, përveç rasteve kur ekziston një marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Zvicrës dhe atij vendi.
Një përjashtim i tërthortë mund të ndodhë nëse masa e vëzhgimit niset në Zvicër si pasojë e një denoncimi anonim për shembull, nga një bashkëvendës që informon sigurimin për disa veprime të dyshimta të një përfituesi, gjatë kohës së qëndrimit të tij në vendin e origjinës. Nëse informacionet janë të mjaftueshme për të ngritur dyshim të bazuar, sigurimi mund të vendosë masa mbikëqyrjeje brenda Zvicrës.
Sigurimet nuk veprojnë automatikisht, edhe kur marrin informacione nga burime të ndryshme. Ato janë të detyruara të vlerësojnë me kujdes çdo të dhënë dhe të sigurohen që: ekziston dyshim i arsyeshëm, faktet janë të mbështetura në prova të besueshme dhe masa e vëzhgimit është mjeti i fundit, pasi opsionet e tjera janë shteruar.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










