Shqipëria
Shqipëri: 54 mijë hektarë tokë e djegur gjatë këtij viti, sipërfaqja më e madhe që nga viti 2011
Sistemi Evropian i Zjarreve dhe Pyjeve ka njoftuar se gjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 dhe në fillim të muajit gusht, në Shqipëri janë djegur mbi 54 mijë hektarë tokë në të gjithë vendin, me 93 vatra zjarresh të regjistruara.
Kjo është sipërfaqja më e madhe e prekur nga flakët që prej vitit 2011, kur në një vit të plotë u regjistruan 54 mijë e 300 hektarë tokë të djegur, shkruan TCH. Ndërsa sipërfaqet më të mëdha të djegura janë regjistruar në vitin 2007, ku sipas Sistemit Evropian të Zjarreve dhe Pyjeve, në një vit të plotë ka pasur 163 zjarre me 127 mijë hektarë tokë të djegura, përcjell albinfo.ch.
Disa prej bashkive më të prekura nga zjarret këtë vit janë Delvina, Finiqi, Gramshi dhe Polican. Në Gramsh u shënua edhe një viktimë, një 80-vjeçar. Zjarret e fundit në vend, në shumicën e rasteve, rezultojnë të kenë qenë të qëllimshme. Në të gjithë vendin janë evidentuar 137 autorë zjarresh, prej tyre 46 të arrestuar dhe 91 të proceduar penalisht.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











