Lajme
Përleshje dhe arrestime në Vjenë gjatë protestës së ekstremistëve të djathtë
Të paktën 56 persona janë arrestuar dhe mbi 200 raportime janë paraqitur nga policia pas protestës së organizuar nga grupi ekstremist i djathtë “Identitarianët” në qendër të Vjenës dhe përplasjes me kundër-demonstruesit. Sipas raportit të sotëm të policisë, ngjarjet ndodhën të shtunën gjatë manifestimeve të tensionuara që përfshinë kryeqytetin austriak, shkruaj ORF, transmeton albinfo.ch.
Demonstrata vjetore e grupit ekstremist, me moton “Rimigrim”, tuboi rreth 200 pjesëmarrës, përfshirë edhe të huaj, por përballë tyre dolën shumë më tepër kundër-protestues. Policia ndërhyri për të ndaluar përballjen direkte mes palëve, por tensionet ishin të pranishme.
Sipas autoriteteve, tre nga protestat u shpërndanë nga policia, dhe gjatë këtij procesi u kryen arrestimet e përkohshme. Persona të maskuar hodhën vezë dhe qese me jashtëqitje ndaj demonstruesve të djathtë dhe policisë, duke përshkallëzuar situatën.
Shumica e raportimeve ishin për shkelje administrative, përfshirë mosidentifikimin dhe thyerje të ligjit mbi tubimet publike. Gjithashtu janë iniciuar gjashtë procedura penale, katër për dëmtim prone, një për dëmtim trupor dhe një tjetër për shkelje të pa specifikuar.
Policia austriake konfirmoi se ka parandaluar përplasjen e drejtpërdrejtë mes grupit ekstremist dhe kundërshtarëve të tyre, por nënvizoi se tensionet ishin të larta dhe ndërhyrja ka qenë e domosdoshme për të ruajtur rendin publik, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











