Shqipëria
Shqipëri: Situatë alarmante me zjarret, ndërhyjnë avionët nga Italia dhe Kroacia
Situata me zjarret në Shqipëri sot është raportuar të jetë alarmante, teksa temperaturat gjatë ditës kanë arritur në 44 gradë Celsius.
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se janë 26 vatra zjarri në total, nga të cilat 17 më të rrezikshmet, me një shtrirje nga Dibra, deri në Konispol teksa në terren ndodhen me dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe helikopterë, ndërsa në orët e fundit mbërritën edhe dy avionë Canadair nga Kroacia e Italia, për të ndihmuar për shuarjen e zjarrit në Shashicë, në afërsi të fshatit Kaninë, transmeton albinfo.ch.
Ashtu si në rastin e zjarrit në Dukat, edhe në këtë zonë përballja me flakët është e vështirë, për shkak të terrenit të thepisur dhe të paaksesueshëm nga toka.
Po këtë pasdite, një zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën e Pustecit. Situata paraqitet shumë e vështirë, për shkak të përhapjes së madhe të vatrës, ndërsa në terren ndodhen mbi 50 forca, raporton TCH. Një tjetër vatër e rrezikshme këtë pasdite u shfaq edhe në Bulqizë me përfshirjen e kullotave dhe rrugëve. Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur Bulqizë dhe në Klos të Matit.
Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë kontribuar në rëndimin e situatës ndërsa një vatër e madhe zjarri është aktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Markat, në Bashkinë Konispol, duke shkaktuar djegien e një banese dhe duke rrezikuar seriozisht të tjera objekte të banuara në zonë.
Pas disa orëve zjarri në fshatin Markat është vendosur nën kontroll, ndërsa në operacion morën pjesë: dy automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol, dy automjete me 12 efektivë nga BMEC dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
Situatë alarmante nga zjarret është edhe në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës. Në Korçë në fshatin Dishnicë, në Devoll, Pogradec, Skrapar, Dimal, Mallakastër, Poliçan gjithashtu ka vatra zjarri.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











